Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Më poshtë gjeni video me pamje nga aksidenti: