Aksident i rëndë në rrugen Obiliq-Prishtinë

Një aksident  i rëndë ka ndodhur në rrugën Obiliq-Prishtinë gjatë ditës së sotme, ku si pasojë janë lënduar rëndë tre persona.
Makina e tipit Golf-2, për shkak të shpejtësisë dhe rrugës plotë me borë, ka humbur drejtimin dhe për pasojë ka goditur një kamion që ka qenë duke lëvizur në kahun e kundërt.
Personi që ka qenë duke drejtuar makinën Golf-2 është lënduar rëndë. Ekipet e shpëtimit e kanë pasur shumë vështirë, derisa kanë tentuar ta nxjerrin nga makina e cila ishte dëmtuar jashtëzakonisht shumë.
Të dy të lënduarit, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, dyshohet të kenë qenë të fejuar ndërmjet veti dhe gjenden në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë./albindex.net/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT