Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Istog, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 20:50, në rrugën Klinë- Istog.

Si pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”, ka thënë Gashi.

Sipas disa fotografive që ka siguruar Telegrafi, shihet se përplasja ka ndodhur mes një veture dhe autobusit të kompanisë “Bala Reisen”./Telegrafi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT