Aksident i rëndë në rrugën Arllat-Malishevë, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës Arllat-Malishevë.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga një dëshmitar i rastit, njëra veturë është ndarë në dysh, njofton Klankosova.tv.

Sipas dëshmitarit, në aksident ka të vdekur dhe të lënduar.

Klan Kosova ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të konfirmimit për rastin në fjalë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT