Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Shajkoc – Batllavë të Podujevës.

Sipas pamjeve, shihet një veturë që ka humbur drejtimin, kështu duke përfunduar jashtë rrugës kryesore.

Siç mëson Llapi.info, përveç dëmeve materiale, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar. Portali ka siguruar edhe pamje tjera, por për shkak të përmbajtjes nuk do t’i publikojmë.