Sot në orët e hershme të mëngjesit është shkaktuar një aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Jepi Zë se autoambulanca ka goditur rimorkion e traktorit, e cila ishte e ngarkuar me thasë.

Aksidenti është shkaktuar rreth orës 05:00 të më gjesit, në vendin pranë kompanisë Bini.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por nga videoja shihet se aksidenti ka qenë me dëme të mëdha. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.