Aksident i rëndë në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë (Foto)

    Dy vetura, njëra e tipit Ford dhe tjetra e tipit Kadet, janë përplasur para pak çastesh në rrugën Mitrovicë-Skenderaj.
    Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar këtë, me ç’rast edhe ka bërë të ditur se në këtë aksident janë lënduar pesë persona, ku dy prej tyre janë dërguar direkt për QKUK, ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës.

    Ndërkaq një dëshmitar i rastit ka bërë të ditur se pas aksidentit e para ka arritur ndihma emergjente dhe më pas zjarrfikëset, ndërkaq siç tregon njëri ai, policia është vonuar shumë.

    Për shkak të vonesës së policisë është bllokuar edhe komunikacioni për kohë të gjatë. /lajmi.net

     

    image-1dd64ad6d7ebac639565b04f932c8cb070c7eeac82dd65fc0d73d580eab37e03-V