Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Llaushë të Skenderajt, ndërmjet dy veturave.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën lokale që lidh fshatin me Skenderaj, ku për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vetura.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës e cila po heton shkaqet e aksidentit.

Një dëshmitar okular ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky aksident.