Një aksident i rëndë mes tri veturave ka ndodhur mesditës e së hënës në fshatin Dollc të Komunës së Klinës, shkruan Gazeta Blic.

Në këtë aksident, kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar me ambulancë për t’u dhënë trajtimi mjekësor.

Një lexues i Gazeta Blic, ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aksident, një veturë e tipit “Range Rover”, është përfshirë nga zjarri, por që pasagjerët kanë arritur të dalin nga makina.

Gazeta Blic do ju mbajë të informuar.