Policia njofton për vdekjen e një gruaje dhe lëndimin e shtatë personave të tjerë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturave, dje në Radavc të Pejës.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar për shkaktimin e aksidentit, shtetas i huaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.