AKR në Vushtrri po gjen mbështetje (foto)

Sot AKR në Vushtrri mbajti kuvendin zgjedhor për nëndegen e tretë me radhë, në zonen e qytetit “Dardania”.
Në këtë Kuvend pjesëmarrës ishin mbi 150 delegatë te cilët zgjodhen kryesinë e tyre me votim të hapur.
Me këtë rast hapjen dhe udhëheqjen e këtij Kuvendi e bëri znj. Medina Podvorica, ndërsa për një fjalë rasti mbi situaten në vend dhe ecurin e procesit zgjedhor e bëri ish kryetari i degës z.Tasim Gubetini dhe Kordinatori i tanishëm Nasuf Aliu.
Nga ky kuvend kryetar u zgjodh me vota unanime z.vSead Hasani, një i ri ekonomist dhe nga një familje e gjerë dhe tradicionalisht profesionalistësh dhe kotribues për vendin.
Nënkryetare e parë u zgjodh znj. Medina Podvorica, ish udhëheqese e kësaj nëndege dhe aktiviste e devotshme, nënkryetar i dytë u zgjodh z. Bardh Qirezi, nga një familje profesorësh e kuadrosh intelektuale, ndërsa sekretare u zgjodh znj. Mirejata Mikullofci-Cecelia.
Me këtë rast u zgjodhen edhe 15 antarë të kryesisë: Saranda rashica, Aida Hasani, Bedrije Musa, Leonora Bajrami, Liridon Rrustemi, Liridona Deliu, Valmir Gjyshinca, Arber Perquku, Rizah Hoxha, Remzi Tashevci, Ibadete Isufi, Agon Maxhuni, Aid Bivolaku, Shkelzen Cecelia dhe Armend Krasniqi.

Pos kësaj AKR-ja në Vushtrri formoi nëndegën “Dardania”. Takimi u mbajt në shkollën “SHMU 1”. Morën pjesë 150 delegatë. Të pranishëm ishin edhe ish kryetari i degës Tahsim Gubetini dhe kordinatori i degës Nasuf Aliu dhe anëtarë të tjerë të kryesisë.

U zgjodh kryesia e nëndegës përbërë nga: Kryetar: Sead Hasani; Nënkryetar: Medina Podvorica, Nënkryetar: Bardh Qirezi, Sekretar: Mirjeta Mikullovci-Cecelia dhe 11anëtarë.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT