AKR-ja s’ka të ndalur, formon edhe një nëndegë në Vushtrri (foto)

 

Partia e Behxhet Pacollit po vazhdon punën për afrimin e kuadrove të reja dhe formimin e  nëndegëve të saj në të gjithë Kosovën.

Dega e kësaj partie në Vushtri ka formuar edhe një nëndegë, kësaj radhe në fashatin e Dolak, e gjashta me radhë!

Në këtë takim morën pjesë rreth 39 delegatë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga qendra prof. Shaqir Kutllovci, Alban Lumi, dhe kordinatori i degës së AKR-së për Vushtrri, Nasuf Aliu dhe anëtarë të tjerë të kryesisë.

Pas formimit të nëndegës u zgjodh edhe kryesia me Abdullah Kelmendin kryetar, Njazi Berisha-nënkryetar i parë; Liridon Pllana-nënkryetar i dytë; Bajram Selaci-sekretar.

Poashtu aty u zgjodhën edhe anëtarët e rinjë: Safet Rullani, Blerton Shala, Amir Kelmendi, Petrit Kaqanolli, Ali Osmani, Ali Syla dhe Liridona Ahmeti.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT