Aleanca Kosova e Re ka demantuar lajmin e publikuar në shumë media për incidentin ne mes të Myzejene Selmani dhe Ismet Mulaj. Në këtë demant thuhet se lajmi është tërësisht i pavërtetë, anëtarët e Kryesisë takohen rregullisht dhe si çdo herë ka shprehje të mendimeve dhe qëndrimeve, por asesi nuk ka pas dhunë fizike. Në vazhdim të demantit thuhet se “AKR-ja shprehet e shqetësuar me qëllimin e disa medieve për dëmtimin e imazhit të AKR-së”.
Ja demanti i plotë i Aleancës Kosova e Re:
Aleanca Kosova e Re demanton lajmin e dhënë në portale të ndryshme kinse sot në oret e paraditës është “sulmuar”| zj.Myzejene Selmani nga z.Ismet Mulaj. Ju informojme se lajmi i dhënë është plotësisht i pavërtetë. Personat në fjalë me anëtarët e tjerë të Kryesisë takohen rregullisht së bashku ashtu siq janë takuar edhe sot dhe si çdo herë ka shprehje të mendimeve dhe qëndrimeve por asesi nuk ka pasur dhunë fizike. Eshte gjithashtu i shemtuar edhe lajmi që involvojne emrin e Presidentin Behgjet Pacolli në këtë situatë, pasiqë ai nuk ka qene prezent e as nuk ka biseduar me askend nga anëtarët e Kryesisë por është informuar nga shkrimet e portaleve. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar se si disa persona të afërt me media të caktuara shpërndajnë lajme të pavërteta dhe të pa baza vetëm për një qëllim të caktuar, dëmtimin e imazhit të AKR-së dhe njerëzve të saj. Jemi te perkushtuar që të punojmë për të mirën e vendit duke ndërtuar vlera demokratike.
- Advertisement -