Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahamni me bashkëpunëtorë vizitoi sot Agjencinë Kosovare për Pajisje dhe Produkte Mjekësore (AKPPM), dhe nga afër pa fillimin e digjitalizimit të punëve në këtë agjenci.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Rrahami u njoh nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv Arianit Jakupi me fillimin e implementimit të procesit të digjitalizimit të punëve në autorizim marketing, licencim të veprimtarive farmaceutike, licencim të importeve, licencim të eksporteve dhe aspekte të tjera që lidhen me punën e AKPPM-së.
Ai tha se pas përgatitjeve prej rreth një viti e gjysmë që të fillohet me këtë sistem, është arritur që të fillohet me një fazë testuese prej një deri në dy muaj, në mënyrë që subjektet farmaceutike të njihen me format e aplikimit on-line për modulet që do të aplikohen, të cilat do ta lehtësojnë punën dhe në të njëjtën kohë, do ta rrisin efikasitetin dhe transparencën. “Subjektet do të kenë mundësi që të aplikojnë, ta paraqesin dokumentacionin dhe pas evaluimit të tyre do të njoftohen on-line me përgjigjen për aplikim. Ky është një sistem modular, që do të bartet në Sistemin e Informimit Shëndetësor dhe presim që subjektet farmaceutike të jenë të gjendje sa më parë që ta përdorin mundësinë që ua kemi krijuar”, tha Jakupi.
Ministri Rrahmani përgëzoi kryeshefin dhe AKPM-në për aplikimin e këtij sistemi modular të digjitalizimit dhe tha se kjo përveç se rrit efikasitetin e punës, lehtëson qytetarët dhe subjektet që të adresojnë kërkesat e tyre për licencim të veprimtarive që ushtrojnë, ndërkohë që rrit edhe transparencën ndaj tyre.
Ministri tha se përvojat e tilla duhet të aplikohen edhe në shërbime të tjera brenda sistemit shëndetësor.
Gjatë vizitës në AKPPM , Ministri Rrahmani ka vizituar edhe Laboratorin e AKPPM-së dhe departamentet e tjera të këtij agjencioni, duke u njohur me punën që bëhet në to.
- Advertisement -