AKI pajis me kartela agjentët e saj

 

 

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë [AKI], përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se Drejtori i këtij institucioni, Agron Selimaj, pas konsultimit me Kryeministrin Isa Mustafa, ka lëshuar në qarkullim Kartelat e Identifikimit për të gjithë punonjësit e AKI’së.

“Pajisja e punonjësve të AKI-së me Kartelat e Identifikimit paraqet formën më të sigurt të bashkëpunimit mes AKI-së, institucioneve relevante dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj agjencie.

Çdo keqpërdorim i Kartelave të Identifikimit të AKI’së është i ndëshkueshëm sipas legjislacionit relevant.

Andaj, në raste të tilla, Agjencia fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë veprimet e kundërligjshme në nr. e tel: 038/250-260 apo në [email protected] /* */ 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT