AKB kërkon mbështetje për zbatimin e Ligjit për Investime

Një delgacion i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Investime të Huaja nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Tregëti e Industri i udhëhequr nga Besim Beqaj, kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini e prodhues e biznese vendëse.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se kanë identifikuar problemet që kanë jo vetëm bisneset vendëse, por edhe investitorët e huaj. Sipas tij bëria e biznesit në Kosovë, është në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin qe një kohe të gjatë.
Sipas Shahinit, nga analizat e bëra i shqetëson fakti që trendi negativ i mbylljes së bizneseve ka vazhduar nga viti 2010 e këndej. Kurse ky trend ishte prezent më shumë tek investitorët e huaj dhe si rezultat i politikave të shtrenjta për investime.
Në vitin 2014 janë shuar 39.4% e bizneseve të regjistruara në Kosovë
Kryetari i AKB-së tregoi arsyet e mbylljes së kompanive: si politikat e kqija fiskale, mungesa e subvencioneve, normat e larta të interesit bankar që janë më shtrejta, konkurrenca jo e drejt, korrupsioni dhe burokracia, energjia e shtrenjt, politikat selektive, humbja e fuqisë në treg, monopolet, licensat e lejet e punës etjera dhe të cilat duhet ndryshohen.
“Përkundër asaj, ndoshtaj këtë vit pritet të ketë përmirësime, pasi që Qeveria e Kosovës ka marr hapa që ashtu siç e kemi ne slloganin “Kosova shtet i artë për investime” të veproi konkretisht”, tha Agim Shahini.
Besim Beqaj, kryesues i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Investime të Huaja, nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrutkurë, Tregti dhe Industri, tha se janë këtu për të marr shqetësimet me të cilat përballen bizneset.
“Duhet të bëjmë ligje të cilat i përshtaten pozitivisht ekonomisë dhe zhvillimit të saj. Ne kuptuam  për shqetësimet e prodhuesve dhe ikjes së investitorëve dhe këto probleme duhet të merren parasysh”, tha deputeti Besim Beqaj.
Ai premtoi se nuk do të merren vetëm me fjalë, por do të bëjnë veprime konkrete dhe do të kërkojnë që asnjë ligj mos të aprovohet pa  lejen e komunitetit të biznesit.
Edhe anëtari i komisionit Pal Lekaj, tha se kanë ardhur në AKB për të marr shqetësimet e bizneseve  e të cilat do të merren parasysh dhe do të mundohem të bëjmë zgjidhje. Sipas tij shqetësuese është edhe ikja e invetsitorëve nga Kosova.
Blerim Grainca, anëtar i komisionit, tha se janë këtu për të ofruar mbështetje të merituar për komunitetin e bizneset. Sipas tij ka mjaft ligje të mira, por penges mbetet mos zbatimi i tyre në praktik dhe ka edhe probleme tjera që duan zgjidhje.
Hysni Zogaj, nga MIM Goleshi, tregoi lidhur me problemin e mbylljes së kompanisë së tij, ku tha se ka shitur pasurinë në Kroaci për të invetsuar në vendlindje, ku edhe ka hyrë borxhe.
“Nuk po di nga të shkoi sepse asnjë moment nuk kisha punuar në Kosovë, ku tash një kohë të gjatë përballem me probleme të natyrave të ndryshme”, tha Zogaj.
Sylejman Konushevci, nga fabrika e vajit, tregoi se ka ikur nga Kosova drejt Bullgarisë. Sipas tij më mirë me i mbrojt invetsimet vendëse sesa ato të huaja.
“Politikat jo të favorshme fiskale,rryma, transporti, sigurimi mauneve, kredit e larta e probleme tjera kanë ndikuar që unë të braktisi vendin, drejt Bullgarisë, ku kam gjetur kushte më të favorshmepër invetsime”, tha Konushevci.
Edhe Sender Krasniqi, nga Kosovapress-i, tha se mos zbatimi i ligjeve po ndikon në ikjen e invetsimeve të huaja, por edhe atyre vendëse.
“Mediat e huaja po invetsojnë në të gjitha shtetet e rajonit, por jo edhe në Kosovë dhe kjo nuk është gjë e mirë”, tha Krasniqi.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT