Ajvaz Berisha “shpërthen” me akuza ndaj rektorit të UP-së, Marjan Dema: S’ka me të shpëtu as Aleksander Lumezi, do të nisim me protesta

Ish- dekani i Fakultetit të Edukatës Fizike, Ajvaz Berisha ka drejtuar akuza ndaj rektorit të UP-së, Marjan Dema.

Ai ka shkruar në Facebook se Dema së bashku me Zenun Halilin, ia kanë mohuar atij të garoj edhe në mandatin e tretë për dekan, raporton Gazeta Blic.

“Le ta dijnë mirë këta shkelës të ligjit të perkrahur nga segmente të caktuara të politikës që s’kam me lënë vend pa i akuzuar deri sa drejtësia të vie në vend. Nuk ka fuqi në botë perveç zotit që me ndalë në rrugen time të drejtë. Në ditët në vijimë do të fillojmë edhe me protesta studentore deri sa keqbërsit të largohen nga UP-ja”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Të nderuar kolegë dhe kolege të Universitetit „Hasan Prishtina“
Siç jeni të njoftuar që zgjedhjet në UP, kanë filluar që një kohë të gjatë. Të enjten në mengjes janë zgjedhjet për dekanë.

Sot pasdite vonë na erdhi një email ku kontestohen ata që kanë qenë dekanë dy mandate, nuk ju lejohet e drejta elementare për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur. Në konsultim me shumë juristë me preferuan që të gjitha këto t’i adresoj në të gjitha intitucionet e drejtësisë, sepse kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Rektori i UP-së Marjan Demaj, njeri nder rektorët më të dobët që ka pasur UP-ja në historinë e vet, në menyrë të paligjshme së bashku me disa servilë në bord, e në veçanti me servilin Zenun Halili në menyrë të paligjshme nxjerrin rregullore në kundershtim me ligjin. Nuk e kam pasur ndermend të mirrem me Marjan Demajn i cili ka bërë shumë keqperdorime në UP, per të cilat unë do të deshmoj, ky njeri është viktimizuar në emer të fesë, po i them Marjan Demajt që nuk ka me mundur me të shpëtuar as Aleksander Lumezi, sepse kam argumente të shumëta për parregullsitë që kanë ndodhur në UP.

Le ta dijnë mirë këta shkelës të ligjit të perkrahur nga segmente të caktuara të politikës që s’kam me lënë vend pa i akuzuar deri sa drejtësia të vie në vend. Nuk ka fuqi në botë perveç zotit që me ndalë në rrugen time të drejtë. Në ditët në vijimë do të fillojmë edhe me protesta studentore deri sa keqbërsit të largohen nga UP-ja.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT