Ajo çfarë ndoshta nuk e keni parë në televizor – Bernardeschi dështoi në portën e zbrazur të Lyonit

Federico Bernardeschi ka filluar të kryqëzohet nga tifozët e Juventusit.

Anëtari i Zonjës së Vjetër po akuzohet se shkaku i tij, skuadra është eliminuar mbrëmë nga Liga e Kampionëve.

Bernardeschi i kishte bërë të gjitha gjërat mirë në zonën e Lyonit, madje duke kaluar edhe portierin.

Por, kur mbeti vetëm me portën e zbrazur, ai u tregua i ngathët që të fuste topin në portën e zbrazur, pasi anëtari i skuadrës franceze ia largoi nga këmba.

Edhe pse fitoi 2-1 në shtëpi, Juventusi u eliminua në 1/8 e finales, shkaku që ndeshjen e parë e kishte humbur 1-0.

Natyrisht se kjo humbje e Bernardeschit do të qëndrojë edhe për një kohë në kokën e tifozëve Bianconerë. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT