Ahmeti takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.
Ahmeti i dëshiroi ambasadorit britanik mirëseardhje si dhe u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha që janë me interes të përgjithshëm.
Kryetari Ahmeti e njoftoi ambasadorin O’Connell lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet qeverisja komunale, si dhe projektet e shumta që janë të planifikuara me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Njëkohësisht, i pari i Prishtinës e informoi ambasadorin britanik lidhur me reformat në administratën publike, arsim, shëndetësi si dhe për reformimin e transportit publik.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat si dhe alternativat për tejkalimin e tyre.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT