Ahmeti premton: protesta do të jetë paqësore!

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka prezantuar para medieve qëndrimin e tri subjekteve politike opozitare në Kosovë rreth gjendjes së krijuar, përkatësisht ka bërë të ditura disa detaje të protestës së parashikuar për të kundërshtuar këtë gjendje.
Sa i përket protestës së paralajmëruar për 18 prill, Ahmeti, pas takimit me përfaqësues edhe të dy partive tjera opozitare, AAK dhe NISMA, ka thënë se ajo ka për qëllim protestimin ndaj kapjes së institucioneve prej politikës.
Ndër arsyet tjera, sipas tij, ndër tjerash janë edhe çmimi i lartë i energjisë elektrike, funksionimi i televizionit publik RTK, “funksionimit” të Gjykatës Kushtetuese.
Me këtë rast ai ka bërë thirrje për dalje masive të qytetarëve, pasi që sipas tij, aty do të dëgjohet zëri i tyre.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT