Ahmeti: Mustafa e Thaçi ose ti arrestojnë të gjithë deputetët e opozitës, ose të heqin dorë nga marrëveshjet

Kryetari I Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka qenë aktiv gjatë tërë ditës në protestën e sotme të opozitës, ka shkruar në

Facebook se këto protesta po bëhen për shkak të çështjeve të shtetit, e jo për pushtet.
Ahmeti ka thënë se qeveria Mustafa-Thaçi ka vetëm dy opsione, ose ti arrestojë të gjithë deputetët e opozitës, ose të heqë dorë nga nënshkrimi i marrëveshjeve.

Kështu shkruan Ahmeti në Facebook

Sa për ti ndihmuar qytetarët në kuptimin e situates

1. Debati i zaptuar publik dhe demokracia e rrejshme në Kosovë e kanë definuar politikën vetëm si taktizim e asnjëherë si parim. Sipas kësaj analize politika është vetëm taktizim për të ardhë në pushtet. Pra qëllimi është që të ulesh në kolltuk e politika është vetëm mënyra se si me arritë deri te ai pushtet. Prandaj, analistët e ndryshëm na thonë “me këtë i humbët zgjedhjet”, “kjo metodë nuk pranohet”, etj. etj.

2. Duhet kuptuar një gjë tepër të rëndësishme. Politika e bazuar në parime nuk bën koncesione në parimet bazë. Në qoftë se je kundër vjedhjes nuk mund të pranosh të vjedhësh vetëm pak. Vetëvendosja e popullit të Kosovës është parimi bazë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për këtë qëllim është krijuar. Kjo vetëvendosje arrihet përmes republikës kuptimplotë. Asociacioni e sfidon këtë republikë të menduar. Prandaj për Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk ka kuptim ekzistenca e subjektit në qoftë se nuk sakrifikon gjithçka për ta ndalur asociacionin. Kjo mund t’i kushtojë edhe me vota e me zgjedhje, por këtë VETËVENDOSJE! nuk e ka problem. Shuarja e VV-së është kosto më e vogël se sa jetësimi i asociacionit.

3. Në qoftë se e keni pranuar premisën e dytë atëherë situata e tanishme është lehtë e kuptueshme. VV, AAK dhe NISMA i kanë thënë qeverisë (Thaçi-Mustafa): këto dy çështje janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Për këto dy çështje jemi të gatshëm të sakrifikojmë çdo gjë përfshirë burgun e arrestimet. Prandaj Thaçi-Mustafa i kanë dy rrugë përpara: Të arrestojnë çdo deputet të këtyre subjekteve, bashkë me shumë pjesëtare të tjerë të tyre dhe të vazhdojnë me planin e tyre për Asociacionin dhe demarkacionin (jo e pamundshme, por me kosto të lartë politike); ose të heqin dorë nga insistimi për të dy çështjet, duke (bërë njërin nga tre opcionet) i. Tërhequr nënshkrimin ii. Shpallur zgjedhje dhe/apo iii. Shpallur referendum. Pushteti vjen me përgjegjësi dhe vendimet nuk janë të lehta. Në krahasim me ca vendime të viteve të 90-a kjo nuk është edhe aq e vështirë. Por vendimi është i Mustafës dhe Thaçit.

5. Askujt nuk i pëlqejnë këto skena e dikush edhe është lodhur nga pamjet. Por më me rëndësi është fakti se shumica janë lodhë nga varfëria. Shumica janë lodhë nga korrupcioni. Shumica janë lodhë nga keqqeverisja. Mund të mos na pëlqejnë metodat e mund të mos na pëlqejnë alternativat, por është e qartë që kjo situatë nuk bën të vazhdojë. Ky vendim duhet të merret para se të thellohet kriza edhe më tej. Çlirimi prej varësisë së përjetshme nga kërkesat e Serbisë do të na lejonte të përqëndrohemi tek problemet e tjera.

6. Demokracia nuk është copë e letrës që kopjohet – është proces. Ky proces mësohet me vështirësi, mirëpo në qoftë se kalohet do të kemi sukses. Një kuvend ku votohet në mënyrë të motorizuar për ta shumëfishuar pasurinë e individëve, pasuri e cila pastaj përdoret për zgjedhje është një rreth i rrezikshëm që nuk lejon përparimin. Ky pushtet pastaj përdoret për ta kontrolluar policinë e gjyqësinë. Prandaj demokracia duhet të mbrohet në thelb e jo të sulmohet në sipërfaqe.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT