Ahmeti: Kjo është dita kur qytetarët vendosin për fatin e tyre

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti sapo ka përmbushur obligimin e tij qytetar. Pas votimit Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejt vote që të dalin në votime, pasi sipas tij kjo është dita kur ata vendosin për fatin e tyre, raporton Express.

“Sapo ushtrova të drejtën time si qytetar i Republikës, ftoj qytetarët me të drejt vote të vijnë të votojnë me një numër sa më të madh”, tha ai.

Ahmeti tha se kjo është dita kur e vendosin fatin e tyre.