Ahmeti i shqetësuar me arrestimet e aktivistëve të VV-së

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shkruar një status në Facebook me anë të së cilit ka shprehur shqetësimin e tij me arrestimin e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij Policia sot ka ftuar për t’u marrë në pyetje edhe pronarët e kafeneve që janë afër zyrave të VV-së.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Në kohën kur po shihet që demarkacioni ka dal ashtu qysh ka thënë opozita, e që njerëzit janë rrahur në emër të kësaj faljeje, kanë filluar arrestimet në çdo cep të Prishtinës të njerëzve kyç të LVV ne tentim dobësimi para pranimit të kësaj vepre penale që e kanë nënshkruar. Sot edhe pronarët e kafiterive pranë zyrave të Vetëvendosjes janë ftuar në polici.

Këto metoda janë të papranueshme dhe askund nuk kanë patur sukses. Demarkacioni ka përgjegjësi ligjore e politike. Me polici nuk mbrohen e as me arrestime.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT