Ahmeti apo Abrashi? – Ja kë do ta nxjerrin fitues votat me kusht sipas subjekteve të tyre politike!

Të dy partitë politike që synojnë të qeverisin Komunën e Prishtinës në katër vitet e ardhshme, VV dhe LDK presin proces të rregullt të numërimit të votave me kusht, të cilat po shihen si përcaktues të fituesit të zgjedhjeve të 19 nëntorit.

E për fituesin e zgjedhjeve lokale, këto dy subjkete politike kanë mëndime të ndryshme.

Derisa nga VV-ja, presin konfimrim të fitores së kandidatit të tyre Shpend Ahmeti, i cili ka drejtuar kryeqytetin në katër vitet e fundit, nga LDK-ja janë të mendimit se shumica e votave me kusht i takojnë kandidatit të kësaj partie Arban Abrashi.

Është nënkryetari i VV-së, Daradan Sejdiu ai i cili i tha “Gazeta Blic” se janë në pritje të konfirmimit të fitorës së Ahmetit, i cili aktualisht sipas të dhënave preliminare të KQZ-së prin me numrin e votave.

Presim process të mirë dhe konfirmim të fitorës së Shpend Ahmetit”, tha Sejdiu shkurtimisht për “Gazeta Blic”

Në anën tjetër ish-përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Florian Dushi thotë se presin që votat me kusht të jenë në favor të Abrashit.

Fillimisht ne jemi duke pritur rezultatin e konfirmimit të votave me kusht, për të parë sa prej tyre do të konfirmohen dhe sa nga këto vota do të refuzohen. Pas kësaj në do të vëzhgojmë nga afër procesin e numërimit të këtyre këtyre votave, proces që do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. LDK pret që shumica e këtyre votave të jenë në favor të kandidatit tonë, gjithnjë duke e pasur parasysh trendin e ndarjes së votave me kusht në raundin e parë, dhe siç e dini, meqë ndryshimi në vota duket të jetë tejet e vogël, disa dhjetëra, në presim që votat në favor të kandidatit tonë, nga rreth dy mijë vota me kusht sa janë në total, do të jenë të mjaftueshme bashkë edhe me korigjimet që mund të ndodhin mbi bazën e ankesave tona, për të siguruar fitoren kandidatit tonë për Kryetar të Komunës së Prishtinës, z.Arban Abrashi“, tha ai.

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe zëdhënësin për media në KQZ, për të mësuar kohën e nisjes së numërimit të votave me kusht, por ai nuk ka qenë në gjendje që të tregoi se kur do të nis ky proces.

Sapo të kam diçka të konfirmuar ju njoftoj me kohë”, tha Elezi për “Gazeta Blic.

Ndryshe, janë rreth 1 mijë e 700 vota me kusht të cilat e përcaktojnë fituesin e garës për Prishtinën. /Gazeta Blic/