Agron Mustafa: Bilanci i telekomit këtë vit ka dalë më mirë se vitet e kaluara

Agron Mustafa, drejtor Menaxhues i telekomit të Kosovës, deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK, se bilanci i telekomit këtë vit ka dalë më mirë se vitet e kaluara.

Sa i përket kodit telefonik Mustafa tha se pas lajmit të madh për anëtarësim në UEFA e FIFA, ky ka qenë lajmi i dytë më i mirë pra kodi 383. Ai tha se duhet të kemi parasysh se secili kod përpos që është shtetëror është edhe gjeografik, pra të gjithë numrat fillojnë me +3 apo +4, pra edhe kodi 383, tregon pjesën apo rajonin ku gjendeni.

“Unë mendoj që me këtë gjë është bërë punë shumë e madhe dhe është gjëja më e mirë që i ka ndodhur vendit”.

Ai tha se kanë pasur një provë për ndërrimin e thirrjeve me numrin e ri, por që duhet punë teknike që për një periudhë 18 muajshe të shëndrrohen në 383.

Sa i përket arbitrazhit ai tha se ka gjëra të tilla kur bizneset nuk mund ti përmbahen kontratës, mund të ndodhin. “Qysh para dy vjetësh që jam shkua më është treguar ky problem që ishte problem nga 2010-ta”.

Ai tha se një muaj kur ka filluar punën  i ka ardhur lënda që ka shkuar në arbitrazh, “ka qenë një punë që ka zgjatur 18 muaj, kemi qenë të hendikepuar sa i përket dëshmisë, sepse nuk kemi pasur dëshmitarët kyq siç ishte nënshkruesi i kntratës. Unë jamë shum i bindur se mungesa e dy ish drejtorëve edhe pse ju kam bërë thirrje publike, nuk kemi arritur ti sigurojmë dhe të jemi të pafuqishëm”.

ai tha se janë duke e studiuar këtë punë.

Sa i përket investimeve Telekomi ka pasur investime në vazhdimësi e veçmas me instalimin e 3G dhe 4G, kemi instaluar teknologji moderne, kur dihet se kanë kosto të madhe, por nuk është e lehtë të bësh biznes me telekom në Kosovë krahasuar me vendet tjera.

Sipas tij, nuk është e lehtë që kthimi i investimeve të bëhet shpejtë, kur dihet se ke edhe nënshtrime të ligjeve të prokurimit gjë që dihet se ligji nuk është i mirë, por që nganjëherë procedurat të bëjnë të neglizhosh.

Sa i përket dhënia e dividentës qeverisë, Mustafa tha se është kënaqësi kur mund të deklarosh dividentë, “kjo në të kaluarën ka qenë më e lehtë ku për 8 apo 9 vite ka qenë monopol, në vend kur dihen edhe çmimet kanë qenë të larta, por prej 2008 Vala nuk është e vetmja në treg, por ka edhe konkurentë e po ashtu edhe këto aplikacionet e bëjnë pak më të vështirë çdo gjë”.

Ai tha se për këtë vit është e pamundur për ndonjë dividentë në drejtim të ndonjë aksionari.