Agim Veliu në Pressing tregon se çfarë duhet të ndodhë nëse nuk arrihet koalicioni me LVV

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, në një lidhje direkte në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka zbuluar detaje nga takimi me emisarin e Doland Trumpit, ndërsa ka treguar se çfarë duhet të ndodhë sipas tij, nëse nuk arrihet koalicioni mes LDK’së e Lëvizjes Vetëvendosje.

Veliu ka mohuar se ka ndikuar takimi i tij në Berlin me emisarin e Trumpit, në qëndrimet e tij të shprehura publikisht, të cilat linin të kuptonin se numri dy i LDK’së nuk është për koalicion me LVV’në.

“Ato lidhje që po i bëni ju, nuk qëndrojnë dhe janë në nivel . Asgjë cfarë thuhet aty nuk ka ndodhur në takimin me Grenellin. As to lidhje që bëhen për Thacin. Takimi ishte caktuar me 26 dhjetor”, ka thënë Veliu, transmeton Gazeta Express.

Veliu ka mohuar që në takimin me Grenellin kanë diskutuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Jo. Kemi folur për zhvillimet aktua;e. Qëndrimi i tij ka qenë që Kosova sa më shpejt duhet të ketë Qeveri”.

“Mund të them se aty nuk është folur as për një parti as për një individ”, është shprehur Veliu në Pressing.

Ai thotë se duhet të përfundojnë bisedimet më LVV’në e pastaj të vendos Këshilli i LDK’së dhe Kryesia e saj se cka duhet të ndodhë më tutje.

“Sigurtisht që nuk jam pengesë për një koalicion të tillë. E kam thënë më herët se në organet e partisë e kam dhënë mendimin tim. Cfarëdo vendimi që merret në organët me shumicë unë e respektoj, por i shprehi mendimet e mia”, ka thënë nënkryetari i LDK’së.

Veliu refuzoi të tregojë nëse ai personalisht do që të shkohet në zgjedhje apo që partia e tij të bëjë partneritet me ndonjë subjekt tjetër.

“Ne të përfundojmë bisedimet me VV’së dhe pastaj organet e LDK’së duhet të mblidhen dhe të japin fjalën e tyre”. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT