Agim Veliu ia shet “Dajës” pishat e Komunës

Komuna e Podujevës e cila udhëhiqet nga kryetari Agim Veliu, ka bërë këtë javë një ‘pazar’ për shitjen e pishave përmes ankandit publik.

Këto pisha i janë shitur kompanisë “Daja” në vlerë prej 464.40 eurove, shkruan ORAinfo.

Kjo komunë përmes ankandit publik kishte nxjerrë në shitje 38.7 metë kub dru-pisha, shkruan ORAinfo.

Çmimi fillestar për shitjen e këtyre pisave ishte caktuar 11 euro për metër kub.

Këto pisha-dru janë të vendosura në Parkun e Paqes në Podujevë.

Asetet i janë shitur ofertuesit që ka ofruar çmimin më të lartë, që në këtë rast ka qenë kompania “Daja”. /ORAinfo/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT