Pas deklaratave ofenduese të Agim Veliut në drejtim të kryetares së Kuvendit, ka ardhur reagimi i parë nga kabineti i Vjosa Osmanit.

Është Egnesa Vitia, ajo e cila në një reagim e ka quajtur Veliun si turpi i shoqërisë në Kosovë.

“Ditët i ke të numëruara”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme.

Është e neveritshme! Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporcionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht.

Ditët i ke të numëruara.