Agim Bahtiri fton qytetarët e Mitrovicës të respektojnë vendimin e qeverisë: Nuk kemi zgjedhje tjetër

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga qytetarët e komunës që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri pas rasteve të fundit me koronavirus nuk mbetet zgjedhje tjetër.

“Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes. Me 26 raste të reja të konfirmuara sonte me koronavirus COVID-19, nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të qendrojmë në shtëpi. Panik Jo, Kujdes PO”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT