Afro 2 mijë euro për ngjyrosjen e muraleve në Vushtrri

Komuna Vushtrrisë ka nënshkruar kontratën në vlerë afro 2 mijë euro (1.989,00€) për furnizimin me ngjyra për ngjyrosjen e muraleve në hapësirat publike të qytetit, shkruan Ndërtimi.info

E, këtë tender që komuna e Vushtrrisë kishte parashikuar afro 2 mijë e 500 euro (2.498,40€) e ka fituar kompania NTP “Dani Comerc” nga Vushtrria, e cila edhe ka aplikuar për këtë.

Kontrata mes Komunës së Vushtrrisë dhe kompanisë “Dani Comerc” është nënshkruar më 23 nëntor.