Afganët e bëjnë gjyqin me pleqnarë, ja si vendosën për një therje

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, ka publikuar fotografi nga Kabuli, ku raportohet se janë kthyer patrullat e talibanëve. Bie në sy fotografia e disa burrave të mbledhur në një dhomë.

Në të dyja anët e dhomës shihen dy vargje me burra që qëndrojnë ulur, ndërsa në ballë shihet një burrë që qëndron në këmbë. Ai është familjar i ngushtë dhe përfaqësues i personit që po gjykohet, ndonëse vetë nuk ka bërë ndonjë
Muhammad Jawid, babai i një djali që po akuzohet se ka therë një fqinj, po qëndron në këmbë para një komisioni të pleqnarëve lokalë, i cili po e gjykon rastin dhe po merr vendim.

I biri i Muhammadit u shpall fajtor dhe familja e tij u obligua që t’ia paguante viktimës 35.000 afganë (valutë në Afganistan), që janë të barasvlershëm me rreth 340 euro, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.