Aeroporti i Stambollit merr kryesimin në Evropë, për numrin më të madh të fluturimeve

Aeroporti i Stambollit ka marrë kryesimin në Evropë sa i përket numrit më të madh të fluturimeve.

Sipas raportit të Organizatës Evropiane të Sigurisë së Navigacionit Ajror (EUROCONTROL), Aeroporti i Stambollit javën e kaluar ka patur më së shumti fluturime, me mesatare prej 501 fluturimesh në ditë, shkruan Indeksonline.

Aeroporti i Parisit, Charles De Gaulle ishte i dyti me një mesatare prej 436 fluturimesh, ndërsa i treti është aeroporti i Amsterdamit me mesatare prej 435 fluturimesh në ditë.

Aeroporti i Frankfurtit ka rënë në pozitën e katërt me 398 fluturime në ditë, ndërsa ai i Madridit në pozitën e pestë me 348 fluturime në ditë./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT