Aeroporti i Prishtinës nuk hapet deri në mesditë

Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, i linjës Amerikë-Turqi-Prishtinë ka dal të hënën mbrëma nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut. E për këtë arsye ai ishte mbyllur mbrëmë. Ndërkaq, zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara thotë se nuk do të hapet deri në mesditë.

Ky është njoftimi i saj:

“Ju njoftojme se ne vazhdimisht jemi duke punuar qe aeroporti te hapet sa me shpejt dhe fluturimet te realizohen sipas planit. Per momentin aeroporti nuk do te hapet para mesdites. Lusim te gjithe qytetaret qe per fluturimet e tyre perkatese te qendrojne me ëeb faqen e aeroportit www.airportpristina.com per info shtese apo te jene ne kontakt me kompanite e tyre ajrore”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT