Aeroporti i Prishtinës me destinacione të reja të lira

Limak Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” vazhdon me rritjen e numrit të destinacioneve në botë. Këtë herë ky Aeroport prezantoi linjën e re të lirë dhe direkte me qytetin e Budapestit, e që do të bëhet nga kompania e më e madhe ajrore me cmim të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Sipas njoftimit të kompanisë, linja ajrore me tarifë të ulët do të fillojë më 7 prill 2017 me dy frekuenca javore, deri sa biletat janë tani më në shitje në Wizzair.com, me tarifa të ulëta prej vetëm 29.00 euro.

“Qyteti i Budapestit, i famshëm për ndërtesat e tij të bukura, për jetën e gjallë të natës dhe peisazhet e mahnitshme është një destinacion i shkëlqyeshëm për turistët Kosovarë.”, thuhet në njoftim deri sa mundësitë për lidhje me destinacione tjera nga qyteti i Budapestit janë të shumta për Kosovarët që udhëtojnë.

Sipas EX-YU Aviation Neës, Aeroporti i Prishtinës vazhdon të përjetojë rritje të numrit të pasagjerëve. Vetëm deri në muajin Nëntor të këtij viti, Aeroporti ka mirëpritur 1 milion e 497,225, duke shënuar një rritje prej 11.6% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Një rritje e fuqishme pritet të ndodhe edhe gjatë verës me linjat e reja për në Londër nga Adria Airëays që fillojnë më 19 qershor, deri sa Air Berlin pritet të fillojë me fluturime të reja nga Hamburgu dhe Shtutgarti në korrik dhe Helsinki në Qershor.

Së fundmi, përvec linjës direkte për Budapest, Aeroporti i Prishtinës realizoi edhe fluturimin e parë direkt në Paris me kompaninë Easy Jet.