Adoleshenti gjuan me gurë trenin e udhëtarëve, plagoset foshnja 2 vjeç

Një foshnje është plagosur gjatë udhëtimit me trenin e pasagjerëve. I mituri me inicialet M.H., 14 vjeç, në fshatin Përparim të Peqinit ka qëlluar me gurë trenin e linjës Elbasan-Durrës dhe anasjelltas.

Si pasojë e kësaj është thyer xhami i dritares së vagonit dhe është plagosur fëmija R.G., 2 vjeç, banues në Elbasan.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se foshnja ka përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndaj të miturit 14-vjeçar ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT