Admiruese/ Shërbyesja vrapon për të mbrojtur vajzën e vogël nga shpërthimi në Bejrut

Pamje të shumta dhe të frikshme u publikuan në rrjet pas shpërthimit që ndodhi dje në Bejrut. Por nga gjithë ajo tragjedi ka edhe video njerëzore që prekin thellë.

E tillë është videoja e një sherbyese që mbron një vajzë të vogël. Ajo është kapur nga kamerat në momentin që po bënte punët e shtëpisë dhe po shikonte vajzën, teksa luante me kukulla.

Kur shtëpia nisi të lëkundej nga shpërthimi dhe xhamat të thyheshin, shërbëtorja vrapoi drejt së voglës, e tërhoqi drejt vetes dhe vrapoi për të gjetur një vend të sigurt.

Shpërthimi ishte vdekjeprurës në Bejrut, pasi mori më shumë se 113 jetë njerëzish dhe la të plagosur mbi 4 mijë qytetarë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT