Shëndeti i simboli i rezistencës së popullit tonë, Adem Demaçi, ka filluar të përmirësohet.
Madje, ai tani gjendet në shtëpinë e tij. Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Xhelal Prapashtacia, një mik i Demaçit.
“Po, është lëshuar nga spitali dhe gjendet në shtëpi. Shëndeti i tij është përmirësuar dhe ishalla bahet edhe ma mirë”, tha Prapashtica.
Ndryshe, veprimtari i çështjes kombëtare, Demaçi me datën 26 mars, pas disa komplikimeve në shëndetin e tij, është trajtuar në Klinikën e Neurologjisë. /Indeksonline/
- Advertisement -