Acer prezanton dy tabletë të rinj me sistem operativ Android, Iconia Tab 10 dhe Iconia Tab 8

Kompania Acer ka prezantuar dy tabletë të rinj; Iconia Tab 8 dhe Iconia Tab 10. Dy tabletët u lançuan gjatë një eventi në New York ditën e enjte. Bëhet fjalë për dy tabletë Android që do të përdoren për qëllime educative duke ofruar një çmim tejet të ulët.

acer-iconia-tab-10-education-1-100581076-largeIconia Tab 10 është e dizenjuar për fëmijët, ka një ndërtim më rezistent dhe një ekran me xham mbrojtës Gorilla Glass 4. Përmasat e tij llogariten 10.1 inç. Ky tablet përdor sistemin operativ Android Lollipop dhe do të jetë I disponueshëm në muajin Maj kundrejt një çmimi prej 299$. Iconia Tab 10 përmban një proçesor Intel Atom të shoqëruar nga 2GB RAM. Acer premton se bateria e këtij tableti do të zgjasë një ditë të plotë.

acer_tablet_iconia_one_8_b1-820_blue_06-100581079-largeNdërsa Iconia Tab 8 ose ndryshe Iconia One 8 B1-820 ka një ekran 8 inç dhe është e pajisur me Acer Precision Touch, e cila sipas kompanisë do të ofrojë një eksperiencë tepër të saktë në prekje. Ndryshe nga Iconia Tab 10, Tab 8 do të jetë e disponueshme në muajin korrik dhe do të kushtojë 150$. Duke qënë se këto janë tabletë tepër ekonomike, Acer po shpreson që ato të bëhen pjesë e programit Google for Education dhe të përdoren kryesisht në shkolla.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT