Abrashi: 9 deri 19 milion do të kursehen nga pensionet e dyfishta

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së shpejti do të marr vendim që njerëzit që kanë dy shtetësi, të mos e gëzojnë më ndihmën e pleqësirsë prej 75 euro.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë për Indeksonline se diku nga 9 deri 19 milion euro do të kursehen në buxhetin e shtetit, nga ndalja e pensionit për ata që kanë shtetësi të dyfishtë dhe nuk jetojnë në Kosovë.

“Sipas ekspertëve të Ministrisë llogaritet diku nga 9 deri 19 milion euro do të kursehen nga kjo ndalje e pensioneve apo ndihmave për ata që kanë shtetësi të dyfishtë dhe nuk jetojnë në Kosovë”, ka thënë Abrashi për Indeksonline.

Ndryshe para pak ditë vetë ministri ka paralajmëruar fundit e kësaj praktike, duke e ndërprerë pensionin apo ndihmën nga 75 euro për ata që i mbushin 65 vite.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT