Abidal drejtor sportiv i Barcelonës?

Zgjedhjet e reja në Barcelonë, mund ta rikthejnë në skuadër legjendarin Eric Abidal.

Kandidati për president i FC Barcelonës, Juan Laporta, ka thënë se në rast se rizgjidhet në krye të Barcelonës, do ta emëroj Eric Abidalin drejtor sportiv të klubit.

Ish-mbrojtësit të Barcelonës i ka pëlqyer shumë ky vendim i Laportës duke thënë se është i ngazllyer nga ky projekt.

“Për mua është nder të jem në krah të Joan dhe jam shumë i ngazëllyer nga ky projekt”, ka thënë ai në kampanjën prezantuese të Laportas, transmeton Telegrafi.

Abidal për gjashtë vite ishte pjesë e Barcelonës duke fituar të gjitha me blaugranët./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT