Abdyl Ymeri, pyet kush e vrau Elvis Pistën, ku është drejtësia?

Abdyl Ymeri, ish deputeti i Parlamentit të Kosovës pyet se për çfarë drejtësie po flasin krerët e shtetit të Kosovës, kurse sot u bë një vit nga vrasja e Elvis Pistës dhe ende nuk është zbardhur asgjë se kush e ka vrarë atë. Në një shkrim të postuar në facebook-un e tij z. Ymeri  shprehet tejet i zhgënjyer me drejtësinë në Kosovë. Atij madje i duket e çuditshme motoja e ministrit të drejtësisë “Besimi në Drejtësi”, pasi sipas tij drejtësia në Kosovë është një ëndërr e parealizuar. /drenicapress/

Shkrimin e plotë të z. Abdyl Ymerit mund ta lexoni më poshtë :

Drejtësia sot!
Sot një vit u bë nga vrasja e Elvis Pistës, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, ende nuk ka asnjë pistë për t’u zbardhur kjo vrasje, e po ashtu edhe zbardhja e disa vrasjeve të pas luftës.
Për cfare drejtësie po flasin sot krerët e drejtësisë.
Motoja e ministrit te Drejtësisë “Besimi në Drejtësi”, kur po shihet se cfare po ndodh sot ne sistemin e drejtësisë ne përgjithësi, me duket si një ëndërr e parealizuar

- Advertisement -

MË TË FUNDIT