Ish zëvendës ministri i punëve të brendshme në legjislaturën e kaluar z. Abdyl Ymeri i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafës në lidhje me deklaratat e tij se “nuk kemi bërë analiza për shkaqet e ikjes së qytetarëve nga Kosova”. Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit të Kosovës z. Abdyl Ymeri i tregon shkaqet pse kosovarët kanë ikur nga vendi i tyre. Ai në një postim në facebook-un e tij i ka numëruar arsyet e ikjes së kosovarëve nga vendlindjae tyre në mënyrë ilegale./drenicapress/
Ja postimi i plotë në facebook i ish deputetit të PDK-së Abdyl Ymerit:
“Dje ne Kuvendin e Kosoves, degjova dy deklarat goxha interesante.
E para.
Kryeministri i respektuar tha, nuk kemi nje analize per shkaqet e ikjes se qytetareve nga Kosova.
Une po i numroj disa:
– Pabarazia sociale
– Humbja e shpreses per pune dhe nje jete me te mire ne Kosove
– Arsimi jo cilesor
-Shendetesia e semure
– Drejtesia selektive
E dyta,
Shefi i shefave te PDK-se tha, ne jemi per hetimin jo vetem te SHIK-ut, por te cdo dukurie.
Mire shume, por mos te kete ateher nderhyrje ne hetime…”