Abdixhiku mohon të jetë pjesë e partisë së Ilir Dedës

Iniciativa e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ilir Deda, për krijimin e një formacioni të ri politik, ka bërë që mediat të lakojnë shumë emra të shoqërisë civile, si bashkëthemelues eventual të kësaj iniciative.

Njëri nga emrat që u përfol më së tepërmi ishte ai i ekonomistit Lumir Abdixhiku, por që këtë ky i fundit e ka mohuar këtë përmes një sqarimi në rrjetin social Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Abdixhikut:

 “Miq, meqë u bë temë e po pranoj thirrje të shumta, po e shoh të arsyeshme dhënien e qëndrimit tim.

Lista partiake dhe storia e nisur nga portalet kosovare është vetëm fiksion i prodhuar për konsum ditor. Si e tillë ajo mbetet sa e çuditshme aq edhe e pavërtetë. Gjithsesi, të gjithë ata që synojnë ndryshime në Kosovë duhet të kuptojnë se koha e organizimeve individuale dhe e grumbullimit rreth individit ka përfunduar kaherë. Për çdo ndryshim duhet organizim grupor rreth një ideje – e jo rreth një individi. Deri më tani një organizim i tillë është i largët dhe do të mbetet i largët sa herë që apetitet individuale shtrohen para ideve.

Natyrisht, rreth aktivizimit tim politik, nëse ndodhë kurdo që ndodhë, do të njoftoheni hapur, këtu, me kohë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT