Abazi: Forma e Niklit motiv për fitoren e Drenicës

 

Të premten prej orës 13:00 në stadium “Rexhep Rexhepi” në Drenas zhvillohet derbi regjional KF Feronikeli-KF Drenica.

Sulmuesi i Drenicës, Armend Abazi, ka thënë se forma e dobët nëpër të cilën po kalon Nikli është shpresë dhe motiv për Drenicën për të marrë pikë nga Nikli.

“Duke parë formen jo të mirë të Feronikelit kemi bindjen që do të dalim me rezultat pozitiv të premten! Stadiumi në Drenas na lejon të luajm ashtu siq stërvitemi dhe  nese punojmë si grup do dalim me nje rezultat pozitiv”, ka thënë 22-vjecari.

Ish-lojtari i 2 Korrikut, të shtunen ka shënuar golin e parë me Drenicën, dhe beson premton se ky nuk është i fundit.

“Të shtunen ka qenë goli i parë zyrtar me KF Drenicen mirëpo besoj që fati në disa raste nuk ka qenë përkrah meje. Me punë të vazhdueshme besoj që shpërblehet  dhe cdo herë do jap më të mirën në këto dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor”, ka premtuar Abazi./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT