AAK konfirmon pjesëmarrjen e Haradinajt në takimin e thirrur nga Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë.

Ky subjekt politik ka konfirmuar prezencën e Ramush Haradinajt në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për të hënën në orën 13:30 në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, shkruan në faqen zyrtare të AAK-së në Facebook.

Kujtojmë se pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi Avni Bytyçi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT