AAK: Kadri Veseli dje ka mbyllur dyert e Kuvendit, e sot po bën ftesë për pjesëmarrje

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas ftesës publike nga Kadri Veseli drejtuar partive opozitare për të marrë pjesë në seancën për ratifikimin e MSA-së.

AAK-ja vlerëson se kryeparalamentari Kadri Veseli, dje ua ka mbyllur derën e Kuvendit deputetëve të Kosovës, ndërkaq sot po bën gjoja që po u bën ftesë deputetëve të jenë prezentë në Kuvend.
Ky është reagimi i AAK-së

Kadri Veseli ka mbyllur dyert e Kuvendit të Kosovës për deputetët hiq më larg se dje. Ka futur më shumë policë në seancë se që ka pasur deputetë dhe ka organizuar të ashtuquajturën seancë në bufe, duke mos i ftuar fare deputetët e opozitës. Kadri Veseli po i cilëson 203 mijë nënshkrime të qytetarëve si jovalide. Pra, ai vullnetin e 203 mijë njerëzve e shesh si jovalid! Kadri Veseli asnjë fjalë s’po guxon ta thotë rreth Asociacionit dhe Demarkacionit. Bash asnjë fjalë të vetme! As pro dhe as kundër! Sikurse këto të mos ndodhnin fare në Kosovë! Dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë! Kuvendi është institucion i popullit, jo personal i dikujt! Opozita nuk po e bllokon këtë seancë për hir të Kosovës dhe popullit. Ndërsa, Kadri Veseli ka tentuar dje t’ia mbyllë derën deputetëve për në Kuvend dhe vullnetit të 203 mijë qytetarëve në Peticion. Normalisht, nuk ka arritur. Dhe, s’do arrijë kurrë!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT