Ajtene Krasniqi kërkon ndihmë nga Qeveria për ngritjen e fabrikës për barin e saj.
Shumë shtete të huaja janë shprehur të interesuara për ta ndihmuar.
Në një shtëpi të zakonshme në Prizren, bashkë me dy asistente punon Ajtene Krasniqi, laborante.
Ajtenja me thjeshtësinë e saj, por me bujarinë e pafund të shpirtit të saj si nënë edhe si atdhetare, ofron solucionin “Nt-41” që tashmë po kërkohet edhe nga mjekët me famë botërore, për të shëruar shumë sëmundje, duke filluar nga diabeti, infeksionet organike, deri tek kanceri.
Sipas Kosova Sot, Ajtenja ka thënë se për licencën e këtij ilaçi i ka ofruar mundësi ndërtimi të një fabrike edhe presidenti i Turqisë, Erdogan.
“Ai na ka lënë ofertën e hapur, mundemi të ndërtojmë këtu në Kosovë ose në Turqisë, por preferencë e tij ishte Turqia”, thotë Ajtenja, e cila përmend faktin se për këtë ilaç ka ofruar ndërtimin e fabrikës Zvicra dhe Gjermania.
Por dëshira e saj është që fabrika të ndërtohet në Kosovë dhe ajo kërkon nga Qeveria që të ndihmojë në këtë drejtim.
- Advertisement -