A shitet fytyra për 66 euro ?

Basri Shala i njohur  si Virusi, është kundër listave të publikuara për veteranët, Virusi ka qenë pjestar i  UÇK-së në zonën Operative të Pashtrikut.
Virusi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se burrëria nuk shitet për 66 euro, pasi, sipas tij, kaq do të jetë edhe shuma e pensionit që do ta marrin veteranët. “O burra, A shitet fytyra dhe burrnia për 66 euro? tha ai .
Reagimi i tij i plotë:
 ”Bashkebisedim me veten, ne nje dite dimri me diell
Me shkas
Buxheti per veteranet e UCK-se, eshte 20 milion euro ne vit. Sipas ofanzives se fundit per fryerjen e listave qe do te perfitojne pension po dalin afersisht 25.000. Dhe me nje matematike “artistike” po del qe ai pension vlen 66 euro!
Dhe natyrshem po me lind pyetja banale, per ata qe u futen si parashutiste, dhe e degraduan edhe kete pjese te vleres se mbetur,
O burra, A shitet ftyra dhe burrnia per 66 euro? Nese, atehere nuk ishit ne gjendje te jepni pak nga vetja, a s’ju vjen marre tash?”
- Advertisement -

MË TË FUNDIT