A po dënohen komandantet e luftës për të bëmat e pasluftës?

 

Shkruan Kushtrim Gashi

Edhe pse Ushtria Çlirimtare e Kosovës u krijuar në rrethana dhe momente shumë të vështira, prapë arriti kulminacionin duke u vlerësuar si forca guerile me e suksesshme dhe atë falë ushtareve dhe komandanteve të saj.

Se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër, këtu nuk ka asnjë dilemë sepse po të ishte ndryshe, atëherë as bashkësia ndërkombëtare dhe as NATO-ja nuk do ta përkrahin ketë lufte. Lufta ishte e drejte dhe e pastër, andaj rezultojë me përkrahje të fuqishme ndërkombëtare e rrjedhimisht edhe me fitore.

Menjëherë pas lufte një pjesë e komandanteve te UÇK-së të entuziazmuar me fitoren e luftës e humben paqen. Në vend që të ishin të matur, ata ishin të ngutshëm. Në vend që të ishin altruist u bënë egoist. Në vend që të punonin dhe dinjitetshëm të fitonin, ata përfitonin.

Kështu familjet e dëshmoreve dhe invalidët e luftës u lan pa mbështetje dhe në kushte të vështira, u lan nën mëshirën e kohës. Luftëtaret e UÇK-së të cilët bënë lavdin dhe ndryshuan historinë mbeten në një situate, ku fyej dinjiteti i tyre sepse një pjesë tanimë e shokëve të tyre po pasuroheshin dhe po e dëmtonin imazhin e tyre.

Derisa një pjesë e luftëtareve të UCK-së u mashtruan pas pasurisë, armiqet e tyre që ishin serb, por edhe shqiptar nuk u ndalen duke punuar kundër tyre, duke bërë edhe dosje për atë që bënë gjatë luftës.

Disa komandat te UÇK-së u akuzuan edhe nga Tribunali ndërkombëtar i Hagës, por përkrahja e madhe e qytetarëve dëshmojë se nuk ishin të vetëm dhe me në fund triumfuan.

Në vend se triumfi të ishte motiv për te punuar dhe zhvilluar vendin, ata gabuan prapë duke përfituar dhe u pasuruar.

Tashmë me dënimin e Grupit të Drenicës u vra drejtësia, u vra pavarësia e organeve gjyqësore, u cenuan rënd të drejtat e qytetarëve, u cenuan rënd themelet e shtetit demokratik.

Në vend që pavarësia të jetë garanci për qytetarët, ajo u bë privilegj për gjyqtaret.

Për dallim nga vitet e pasluftës, ku komandantet gëzonin përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetaret, viteve të fundit këta komandant edhe pse po dënohen padrejtësisht për krime lufte, ata jo vetëm që nuk përkrahen nga qytetaret, por në njëfarë mënyre qytetaret janë të kënaqur me dënimin e tyre.

E gjithë kjo po ndodh për shkak se qytetaret janë lodhur nga abuzimet, vjedhjet, keqpërdorimet, tenderomania që kanë bërë komandantet e luftës apo njerëz të tjerë që janë thirrur në emër të tyre.

Këta luftëtarë të lirisë kanë mbetur pa përkrahje qytetare, mediale dhe institucionale edhe pse dënohen për vrasje që nuk kanë ndodhur fare.

Misioni i EULEX-it edhe pse i zhytur në afera dhe skandale, ata s’po ndalen dhe si të tillë duke mos qenë në gjendje që ti dënojnë komandantet e luftës për të bëmat e pasluftës, ata po i akuzojnë dhe dënojnë për krime lufte.

Luftëtarët e lirisë po e paguajnë faturën në emër të krimeve të luftës për të bëmat e pasluftës.

Kjo është edhe një nga arsyet e krijimit të Gjykatës Speciale, e cila me apo pa vullnetin tonë do të krijohet.

Athua a do të vazhdon dënimi i luftëtarëve të lirisë në emër të krimeve të luftës për të bëmat e pasluftës edhe nga Gjykata Speciale? Tani për tani mbetet të shohim ama akuzat do të vazhdojnë e rrjedhimisht edhe dënimet.

Përderisa vendet tjera nuk kanë kohë të humbin dhe merren me integrime evropiane e zhvillim ekonomik, vendi ynë ka kohë të merret me Gjykata Speciale e çështje tjera sekondare që janë të parëndësishme për qytetaret.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT