Trendi i përdorimit të telefonave të mençur me përmasa më të mëdha siç duket ka marr hovë kohëve të fundit.
Kompani te ndryshme dhe të njohura botërisht, duke e parë interesimin gjithnjë më të madh të masës së gjerë për telefona me përmasa më të mëdha, po ofrojnë produkte të tilla pothuajse çdo ditë.
Ndonëse Apple pat deklaruar se në të ardhmen nuk do të fokusohet më tej në telefona të mëdhenjë, dy produktet e fundit të kësaj kompanie iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, që shënuan një rekord të shitjeve u pëlqyen për shkak të madhësisë së ekranit të madh, si dhe mundësit që po i ofrojnë telefonat e mençur me përmasa më të mëdha.
Arsyet se pse po pëlqehen më shumë telefona me ekran më të mëdha mund të jetë nga ajo se telefona të tilla po ofrojnë mundësin e përdorimit të video-lojrave më të përshtatshëm, madjen kualiteti si dhe kamera po japin pamje më të mirë, procesor më të shpejt si dhe bateri më të qëndrueshme.
- Advertisement -